VIDEO/ Conte e la portierin e Francës në stol për të pushuar, pas 15 minutash e kupton budallallëkun që kishte bërë me aktivizimin e Forster

Tani është duke u zhvilluar ndeshja e parë në javën e 17-të të Premier League ndërmjet Brentfordit dhe Tottenhamit. Duket se pushimi për shkak të Botërorit, i cili u luajt në Katar, ishte më i përshtatshëm për ekipin e Brentfordit, i cili kaloi në epërsi.

Pas njëzet minutash lojë, Tottenham nuk bëri thuajse asgjë serioze për të kërcënuar portën e kundërshtarit.  Duhet thënë gjithashtu se goli i Brentfordit u shkaktua nga një gabim i madh i portierit të Tottenhamit dhe sot nuk ishte Lloris, por Forster.

Conte vendosi të lërë Lloris në stol sot pasi ishte i lodhur nga ndeshjet e Botërorit, por duket qartë se ka gabuar. Është e sigurt që Lloris do të kishte reaguar shumë më mirë në këtë situatë dhe skuadra e drejtuar nga Antonio Conte nuk do të ishte në disavantazh tani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *