Në Francë nuk mund ta pranojnë ende finalen e humbur të Botërorit të Katarit ndaj Argjentinës. Për më tepër që vetë sjellja e argjentinasve nuk u ka pëlqyer aspak, duke u tallur në jo pak raste me Mbape.
Për këtë arsye, francezët kanë menduar për një hakmarrje. Një lokal nate në Francë ka vendosur që fanellën e Mesit ta kthejë në leckë për të pastruar këpucët përpara hyrjes. Madje ekziston edhe një tabelë ku thuhet: “Mos harroni të pastroni këmbët”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Read this! French fans put Messi PSG jersey on the floor to use as doormat, and beside it, they put a banner “do not forget to clean your legs”
Would you have called them racist too if Messi was black? pic.twitter.com/iUaJYchmgD— Too $olid?? (@CalebIconic) December 23, 2022