Rastësia e çuditshme nga Botërori i 1986 dhe i 2022 të fituar nga Argjentina, e njëjta histori në kufijtë e së pabesueshmes

Argjentina arriti të fitonte Botërorin e Katarit dhe pas 36 vitesh arriti sërish në majën e botës. Hulumtimet e fundit tregojnë se ka një rastësi në kufijtë e së pabesueshmes mes këtij Botërori të fituar nga Argjetina dhe Botërorit të fundit të fituar nga kjo Kombëtare, në vitin 1986 që u zhvillua në Meksikë.

Por cilat janë këto rastësi? Përshembull, Maroku përfundoi në vendin e parë në fazën e grupeve si atëherë dhe tani, megjithëse është vetëm hera e 6 që ata marrin pjesë në këtë kompeticion. Belgjika përfundoi në vendin e tretë në të dy turnetë, ndërsa Anglia doli nga grupi dhe mori një fitore identike në fazën e parë, 3-0 dhe humbi me të njëjtin rezultat më pas, 2-1, në të dy Botërorët.

Për të vazhduar me Brazilin, Kombëtarja që u eliminua në çerekfinale në vitet 1986 dhe në vitin 2022 me anë të penalltive. Për të kaluar te finalja, që sërish ka disa rastësi. Për ta nisur me arbitrin kryesor të ndeshjes, teksa në të dy rastet kanë lindur në datën 7 janar. Atëherë lojtari më i mirë i Botërorit do të shpallej Maradona, tani Lionel Mesi. Por edhe mënyra sesi do të shkonte finalja është po e njëjtë.

Në vitin 1986 Argjentina do të kalonte në avantazh 2-0 ndaj Gjermanisë të asokohe dhe nuk mundi ta mbante avantazhin, duke u barazuar në 2-2. Më pas Argjentina fitoi 3-2 në atë rast, ndërsa në Botërorin e Katarit do të barazohej nga Franca dhe do të fitonte me penallti, duke bërë kështu ndryshimin e vetëm. /Sport Ekspres/

Botërori i Meksikës

Grupi F: Maroku 4 pikë, Anglia 3 pikë, Polonia 3 pikë, Portugalia 2 pikë

Grupi B: Meksika 5 pikë, Paraguai 4 pikë, Belgjika 3 pikë, Iraku 0 pikë Belgjika përfundoi ekipi më i mirë i vendit të tretë

Raundi i 16: Angli-Paraguai 3-0

Cerekfinale Argjentin-Angli 2-1, Brazil-Francë 1-1 (3:4 me penallti)

Finalja Argjentinë-Gjermani 3-2 arbitri Arpi Filho i lindur në 7 janar

Botërori i Katar 2022

Grupi F: Maroku 7 pikë, Kroacia 5 pikë, Belgjika 4 pikë, Kanada 0 pikë

Raundi i 16: Angli-Senegal 3-0

Cerekfinale: Angli-Francë 1-2, Kroaci-Brazil 1-1 (4-2 me penallti)

Finale Argjentin-Francë 3-3 (4-2 me penallti), arbitri Simon Marcinjak i lindur në 7 janar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *