Sinisha Mihajlovic ndërroi në moshën 54 vjeçare si pasojë e leukemisë. Varrimi u bë në Romë dhe në lamtumirën e fundit të pranishëm ishin një numër i madh i personaliteteve të njohura të futbollit. Mirëpo, shumëkujt i ra në sy detaji se nuk ishte Zlatan Ibrahimovic.
Edhe pse Mihajloviç nuk e priti aq mirë Ibrahimoviçin kur mbërriti në Itali rreth 20 vjet më parë, me kalimin e kohës mes tyre lindi një miqësi e madhe. Kjo i tronditi shumë në Serbi. Në letrën e lamtumirës, vëllai i Mihajlovic, Drazen, e thumboi direkt Ibrahimovic.
“Falenderojmë edhe ata që vëllai im i konsideroi si miq të mëdhenj, të cilët nuk ishin në varrim dhe nuk i shprehën ngushëllime familjes. Të mbetet në nderin e tyre”, shkruan Drazen. Për këtë arsye, në Serbi po e urrejnë të gjithë Zlatan Ibrahimovic. Në ditët kur familja i dha lamtumirën Mihajlovic, suedezi po shijonte ndeshjet e Botërorit në Katar. /Sport Ekspres/