“Nuk dija as orarin“, mesfushori i Italisë i çudit të gjithë për Botërorin: Nuk i kam parë ndeshjet

Kupa e Botës pati miliona shikues në mbarë botën, por në mesin e tyre nuk bënte pjesë Jorginho. Mesfushori i Italisë ka treguar se nuk i ka ndjekur ndeshjet e këtij Botërori, pasi nuk ka qenë i interesuar. Madje nuk ishte në dijeni as të orareve kur fillonin sfidat e kompeticionit më madhor në rang kombëtaresh.

“Ishte shumë e vështirë sidomos në fillim. Nuk i kam parë ndeshjet, ka qenë vërtet e vështirë për mua. Isha duke u shoqëruar me familjen time. Kam parë vetëm disa ndeshje kur miqtë e mi luanin, por nuk e dija orën e saktë të fillimit, kështu që nuk i pashë të plota ndeshjet. Nuk doja të shikoja, thjesht nuk isha i interesuar. Vetëm disa ndeshje në fund më tërhoqën vëmendjen”, ka deklaruar Jorginho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *