E rrallë/ Arbitri e kuptoi se lojtari i Bylisit donte të fitonte minuta, kërkoi nisjen e lojës me futbollistin që rrinte i shtrirë (VIDEO)

Ndeshje emocionuese dhe surpriza janë prodhuar në ditën e sotme të Superiores. Bylisi ka arritur të fitojë në minutat e fundit ndaj Egnatias në shifrat 1-0. Ekipi i Duros ka dominuar dhe kishte shumë raste të pastra për të shënuar. Por në minutat e fundit kishte kundërsulme nga të dy krahët. Bylisi përfitoi dhe arriti të shënonte me Flamur Ruçin në të 92. Ky futbollist ia dedikoi golin vëllait që iu nda nga jeta vetëm pak ditë më parë. Egnatia ishte e pafuqishme për të reaguar dhe nuk mundi të shfrytëzonte rastet e saj që rezultati i këtij takimi të kishte tjetër fat.

Në minutën e 88 ishte një prej lojtarëve të Bylisit që po qëndronte i shtrirë në tokë dhe ofroi skenë interesante. Arbitri e kuptoi se po kërkonte të fitonte minuta dhe i habiti të gjithë duke urdhëruar portierin që të vazhdonte lojën, pavarësisht se futbollisti i Bylisit po qëndronte i shtrirë në tokë. Shahini nuk lejoi stafin mjekësor të ballshiotëve që të futej në fushë. Por pas protestave të shumta nga lojtarët e Bylisit, kryesori i takimit lejoi stafin e kësaj skuadre që t’i vinte në ndihmë lojtarit të saj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *