Georgina Rodriguez e gjeti veten sërish në qendër të vëmendjes pasi dolën informacione për burrin me të cilin ishte në një lidhje para se të takonte Cristiano Ronaldon dhe sesi ajo i theu zemrën. Georgina u bë e njohur në mbarë botën pasi u konfirmua se është në një lidhje me Cristiano Ronaldon, me të cilin ka krijuar familje dhe prej disa vitesh bashkëjetojnë.
Dihet se para se të njihej me Ronaldon, Georgina jetonte në Madrid, ndonëse ka lindur në Buenos Aires dhe shumica e familjes së saj jeton në kryeqytetin e Argjentinës. Në moshën 15-vjeçare, ajo u transferua në Madrid për të krijuar një jetë më të mirë për vete dhe ia doli.
Georgina nuk kishte një jetë shumë përrallore përpara se të njihej me Ronaldon, por njohja me Cristiano-n i ndryshoi gjithçka dhe sot ajo ka një jetë si në përrallë. Prej kohësh dihet se Ronaldo dhe Georgina janë takuar në një butik që ndodhet në qendër të Madridit ku ajo punonte prej disa vitesh.
Më pas Ronaldo vizitoi këtë butik me miqtë e tij dhe padyshim që Georgina i la përshtypje të mirë, prandaj më vonë arriti të merrte numrin e saj dhe e ftoi për darkë, e pjesa tjetër është histori. Ndërkohë për Georginan nuk dihet shumë për jetën e saj para Ronaldos dhe ajo i fsheh me mjeshtëri.
Së fundmi, motra e saj Patricia i ka shokuar të gjithë kur deklaroi se është një person shumë i keq dhe se nuk dëshiron të ndihmojë aspak familjen e saj, pavarësisht se tashmë është bërë milionere dhe është e martuar me një nga sportistët më të pasur në botë. Mirëpo, në një emision në televizionin spanjoll u shfaqën informacione për ish-të dashurin e Georgina dhe madje u zbulua edhe emri i tij.
Amor Romeira ka folur në emisionin e Teleca-s për bizhuteritë 1.8 milionë euro që Georgina i ka veshur në Botërorin e Katarit, e më pas rastësisht ka përmendur edhe ish-të dashurin e saj. Bëhet fjalë për Alberto Santana-n, me të cilin dyshohet se Georgina ka qenë para se të takohej me Ronaldon dhe kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë. Por ajo dyshohet se i ka thyer zemrën duke e lënë atë dhe menjëherë pas kësaj u konfirmua se ajo ishte në një lidhje me Ronaldon.
Thuhet se ndarja ishte e vështirë për të, sepse ai besonte se ata do të martoheshin një ditë. Kur u njohën, të dy ishin në një situatë të vështirë dhe kërkonin një mënyrë për një jetë më të mirë dhe ndanë shumë gjëra së bashku, por në fund të gjithë shkuan në rrugë të ndryshme. Sa i përket ish të dashurit të saj, ai ende jeton dhe punon në Madrid. Alberto është një biznesmen dhe krijues i përmbajtjeve dixhitale dhe ndiqet nga pothuajse gjysmë milioni njerëz në Instagram. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/