E pabesueshme! Ironia e fatit mund të na japi skena të pazakonta, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mund të luajnë në Beograd

Besojeni ose jo, por Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mund të luajnë në Beograd. Për shumëkënd u mendua se përballja e këtyre lojtarëve shqiptarë ndaj serbëve ishte e fundit në Katar. Megjithatë, nuk rezulton të jetë e tillë.

Mediat në Zvicër tregojnë se Kombëtarja e tyre mund të luajë në Serbi. Kjo pasi në grupet kualifikuese të Europianit do të përballen me Rumaninë, Andorrën, Izraelin, Kosovën dhe Bjellorusinë. Kjo e fundit ka një sanksionim të pjesshëm nga UEFA për shkak se po ndihmon Rusinë ndaj Ukrainës.

Kështu Bjellorusia nuk do të luajë ndeshjet në shtëpi, por do të gjejë një stadium tjetër. Sipas mediave zvicerane ekziston opsioni i Qipros, por me shumë gjasa, Bjellorusia kërkon të luajë në Beograd. Në atë vend e dinë fare mirë se një ndeshje kundër Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit e luajtur në Beograd, do të sjellë më shumë tifozë sesa në shtëpinë e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *