Tentojnë të imitojnë “Oktapodin Paul”, majmuni ishte e sigurt për fitoren e Kroacisë: Argjentinë, paç fat herën tjetër

Në kopshtin zoologjik të Zagrebit kanë tentuar të parashikojnë fituesin e Argjentinë-Kroaci, me dëshirën për të përsëritur suksesin e Oktapodit Paul. Gibbon Kent, një lloj majmuni ishte i bindur në suksesin e Kroacisë. “Nuk më kujtohet një herë tjetër ku Kenti ishte kaq i sigurt se kush do të fitonte.

Po shkojmë në finale dhe i uroj Argjentinës fat herën tjetër”, tha drejtori i kopshtit zoologjik të Zagrebit, Damir Skok. Ndërkohë ky majmun i ka gjetur të gjitha rezultatet e Botërorit të Katarit, me vetëm një gabim, teksa parashikoi fitoren e Kroacisë në përballjen e grupit ndaj Marokut, në barazimin 0-0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *