Kroacia ka arritur të shkojë deri në gjysmëfinale të Botërorit dhe tani do të përballet me Argjentinën. Në konferencën për shtyp, një gazetar egjiptian i tha Dalic se Kroacia luan futboll të mërzitshëm.
Trajneri nuk mund të heshte dhe të qëndronte i qetë. “Ne luajmë për rezultatin dhe jemi në gjysmëfinale të Botërorit. E gjithë historia ka mbaruar”, tha Daliç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/