“Nuk e di çfarë duan shqiptarët, nuk do sjellin Brazilin kundër Tiranës”, Zekaj: Turp të mos ketë tifozë për një ekip në formë si Tirana

Tirana ka marrë një fitore me goleadë kundër Kastriotit në një stadium thuajse të boshatisur. Prania e pakët e tifozëve në “Air Albania” ka shqetësuar Xhevdet Zekajn, i cili ka thënë në studion e emisionit “Botërori Katar 2022” në “Ora TV” se shqiptarët duhet të ndërrojnë konceptin e tyre për ndeshjet e futbollit. Sipas tij, një skuadër në një formë të tillë si Tirana është  e pafalshme të mos luajë në një stadium të mbushur.

“Mua më shqetëson që shqiptarët s’po ndërrojnë një koncept, një filozofi shumë të thjeshtë. Skuadra duhet gjithmonë. Tifozi vjen gjithmonë. Mos të presin vetëm Partizani-Tirana dhe Vllazninë. Është turp i madh që një ekip në këtë formë që është Tirana sot… Shikon gola, shikon spektakël. Nuk e di çfarë kërkojnë spektakël. Ne s’do sjellim Brazilin të luajë me Tiranën që të vijnë tifozët. Shiko sa pak tifozë. Është tmerr”, ka thënë Xhevdet Zekaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *