Pas festës me nënat, u shfaq një video nga zona e konferencës për mediat ku qante Nordin Amrabat. Nordin është vëllai i Sofyan Ambrabat, i cili në këtë Botëror po realizon ndeshje të nivelit të lartë me fanellën e Marokut.
Vëllai i madh Nordin nuk mundi t’i përmbajë emocionet e tij gjatë deklaratave. Ai vizitoi vëllain e tij, i dha mbështetje dhe më pas qau. “Çfarë mund t’ju them, jam i lumtur dhe krenar, kjo është e madhe, e madhe për vendin tonë,” tha Nordin dhe më pas puthi me lot të vëllanë:
“Mashallah, ti je krenaria ime”, shtoi Nordin. Vëllezërit Amabrat janë vëllezërit më të famshëm të futbollit në Marok. Nordin aktualisht është pjesë e AEK Athinës dhe ka luajtur 64 ndeshje për Marokun dhe ka shënuar shtatë gola në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2019. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
La fierté de Nordin Amrabat pour son petit frère, Sofyan…??? pic.twitter.com/0h2PmW3OQy
— ? Actu Foot Afrique (@ActuFootAfrique) December 10, 2022