“Po prishin historinë”! Stadiumi i Lezhës drejt prishjes, ragon Gjidodaj: Në Europë e kanë të shenjtë futbollin, ne duam ta vd.esim

Në një kohë kyr komuniteti i futbollit po kërkon shtimin e terreneve sportive për fëmijët dhe futbollistët profesionistë, Bashkia Lezhë vendos të prishë edhe ato aktualet. Aneksi i qytetit të Lezhës ka nisur të prishet dhe në atë hapësirë është projektuar ndërtimi i një parku rekreativ. Gjithashtu të njëjtin fat si fusha stërvitore do të ketë edhe stadiumi i Besëlidhjes, në të cilin do të ndërtohet një qendër multifunksionale dhe një parkim i nëndheshëm.

Një lajm që është pritur mjaft keq nga kryetari i futbollit rajonal në Lezhë, Kristian Gjidodaj. Në një prononcim për “Supersport”-in, Gjidodaj bën thirrje për rishikim të këtij projekti. Ai nxjerr në dukje faktin se në atë fushë stërvitore luajnë 1300 fëmijë të moshës 7-9 vjeç. Do të ishte mëkat nëse atyre u hiqej mundësia për të praktikuar pasionin e tyre.

“Shpresoj të mos jetë e vërtetë, megjithatë nuk është se kemi një vendim publik apo të ketë vendime konkrete. I bëj thirrje aktorëve të pushtetot vendor që duhet një studim të gjerë sa i takon ndryshimit të destinacionit të fushës së futbollit, sepse mendoj se ato nuk kanë informacionin e duhur sa pjesëmarrje dhe sa interes ka për futbollin në Lezhë. Marrin pjesë nga mosha 7-9 vjeç deri në 1300 fëmijë që luajnë futboll, është një shifër e madhe në krahasim me numrin e popullsisë. I bëj thirrrje që ta rishikojnë dhe shpresoj të mos ketë asgjë politike dhe të ketë diçka në kuadrin e fushatës apo diçka personale.

Deri tani po flisja për fushën sportive ndërsa stadiumi është diçka tjetër, të prishësh një stadium është të prishës historinë dhe aktorët që marrin përsipër të prishin historinë duhet të maten mirë. Ne po luftojmë si të shtojmë stadiume, të shtojmë fusha futbolli dhe të shtojmë mundësi për fëmijë. Të gjithë vendet e Europës, futbollin e kanë të shenjtë ndërsa ne duam ta vdesim. Nuk e shoh të arsyeshme, e shoh katastrofike. Stadiumi edhe mund të prishet, por vetëm nëse ke një tjetër gati.

I bëj thirrje aktorëve të pushtetit vendos të ulen dhe ta shohin me kujdes, jo thjesht se mendojnë se po rregullojnë diçka dhe të prishin shumë. Stadiumi prishet vetëm kur është i gatshëm i riu. Edhe spordashësit e Lezhës të ngrejnë zërin sepse të prishen fusha sportive, mendoj se nuk është në të mirën e qytetit dhe nivelit të jetesës”, ka deklaruar Kritian Gjidodaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *