Shumë legjenda të futbollit ndoqën nga afër ndeshjen mes Brazilit dhe Kroacisë. Përtej figurave të shquara nga Brazili, në tribunë gjendej edhe Dejan Savicevic. Ky i fundit e ka paragjykuar lojën e Petkovic përpara kohe duke thënë: “Po ku e keni gjetur këtë lojtar? Ai nuk është për asgjë”.
Por si për ironi të fatit, ishte pikërisht ky futbollist që tundi rrjetën e Brazilit në minutën e 117 dhe e dërgoi ndeshjen në ruletën ruse. Megjithatë, Savicevic nuk dorëzohej nga mendimi i tij dhe kishte sërish diçka për të thënë: “Edhe një lopë po të fusje do të shënonte gol tani”. /Sport Ekspres/