Ceremonia e dhënies së Topit të Artë u mbajt të hënën në Paris. Karim Benzema arriti që të merrte këtë trofe madhështor për një lojtar, për herë të parë në karrierë. Ndërkohë jo pak u fol edhe për Robert Lewandowski në këtë mbrëmje, për shkak të orës që mbante. Një model Unisex Casio Vintage që nuk i kalonte 43 eurot.
Mediat iu drejtuan edhe Karim Benzema, për të gjetur çmimin e orës së tij. Në fund rezultoi se ora e francezit ishte 6976 herë më e kushtueshme se ajo e polakut. Kjo pasi sulmuesi i Realit të Madridit kishte një “Richard Mille RM 65-01”, në një kuti ari, e cila vlen jo më pak se 300 mijë euro. /Sport Ekspres/