Besnik Hasi kishte aventurën më të dobët të karrierës së tij si trajner te Al Ahli. Tekniku e dërgoi ekipin me histori të madhe në Arabinë Saudite, në kategori të dytë. Kjo skuadër ishte mësuar që të renditej mes më të mirave të elitës. Për këtë arsye tronditja ishte e madhe dhe u përjetua si një t.ragjedi futbolli që la shenjë të errët në histori të klubit.
Së fundmi është media e njohur polake, Weszlo, që ka prekur këtë temë. Teksa e quajnë Besnik Hasin si përgjegjësin kryesor për gjithçka ndodhi, nuk mungon një prononcim me një gazetar nga Arabia Saudite, i cili tregon pikën e dobët të këtij trajneri.
“Besnik Hasi konsiderohej si një trajner që nuk mund të menaxhonte dot dhomat e zhveshjes. Njohuritë e tij për futbollin nuk u vlerësuan negativisht, por ishte shumë i butë, nuk kishte fare autoritet. Ai donte të ishte një shok futbollistësh”, u shpreh gazetari për “Weszlo”. /Sport Ekspres/