Igli Tare mund të ndërrojë skuadër pas 15 viteve te Lazio. Drejtori sportiv shqiptar ka bërë një punë të shkëlqyer te bardhekaltrit, ku ka arritur të krijojë një grup mjaft konkurues me pak të ardhura. Megjithatë raportet mes tij dhe klubit nuk janë më aq të forta sa më parë, duke bërë që largimi të shihet si një alternativë e mundshme.
Sigurisht që puna e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa shumë klube e kanë ndjekur me interes. Këtë herë klubet që e kërkojnë i kapërcejnë kufijtë e Italisë. “Il Messaggero” bën me dije se disa klube nga Premier League janë të interesuara për Igli Taren. Madje njëri prej tyre, pa zbuluar emrin, ka paraqitur edhe ofertë zyrtare në tryezën e ish-sulmuesit shqiptar. Këto lëvizje padyshim që kanë shqetësuar Lotiton, që sipas raportimeve të fundit po mendon t’i ofrojë Tares rinovimin, në mënyrë që të vijojnë bashkëpunimin edhe më gjatë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/