Lushnja e ka filluar keqazi kampionatin në Kategorinë e Parë. Ky ekip ka marrë vetëm 5 pikë në 6 ndeshje. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e drejtuesve të klubit.
Ata kanë vendosur të shkarkojnë Duron për rezultate të dobëta. Ndërkohë Judmir Gazheli dhe Blerim Hasalla do të marrin drejtimin e skuadrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/