Teatri i Shatëlesë ka hapur sot dyert për ceremoninë e Topit të Artë. Futbollistët kanë kaluar fillimisht në tapetin e kuq, ndërsa pranë gjendeshin e dhe tifozë dhe qytetarë të thjeshtë që dëshironin të shihnin nga afër yjet më të mëdhenj të botës së futbollit. Por jo për të gjithë ka pasur një pritje të ngrohtë prej tyre.
Këtë e di mirë edhe Kilian Mbape, që duket se me lakminë e tij për më shumë para dhe për më shumë sukses individual ka humbur tifozët. Në qytetin e vetë, në Paris, të pranishmit e presin me vërshëllima në momentin që shkel në tapetin e kuq së bashku me babanë e tij. Sigurisht ka pasur edhe nga ata që e kanë duartrokitur, por impakti i parë ka qenë negative për sulmuesin francez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
.@KMbappe has arrived at the Theater of Chatelet with his dad ?#ballondor pic.twitter.com/L0WwpOGGvn
— Ballon d’Or #ballondor (@francefootball) October 17, 2022