E pabesueshme/ Arturo Vidal nuk shkon në fu.neralin e babait, po e ndiqte LIVE nga Instagrami se duhej të stërvitej me ekipin për finalen e madhe

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur me Arturo Vidal. Babai i tij ka ndërruar jetë, por lojtari i njohur nuk shkoi në funeral. Ai vendosi t’i përkushtohej stërvitjeve me ekipin e tij, Flamengo, përpara finales së Copa Brasil kundër Corinthias. Edhe pse kjo zgjedhje vlerësohet shumë nga njerëzit e klubit dhe tifozët, të tjerë e dënojnë qëndrimin e Vidalit. Fluturimi nga Rio de Zhaneiro në Santiago, ku u mbajt funerali, zgjat vetëm katër orë.

Erasmo Vidal u nda nga jeta pak ditë më parë dhe nga e gjithë familja nuk ishte fizikisht vetëm ish-lojtari i Juventusit, Interit, Bayernit dhe Barcelonës. Megjithatë, Vidal e ndoqi funeralin përmes telefonit celular. Falë transmetimit të drejtpërdrejtë të motrës së tij Ambar, futbollisti iu bashkua online dhe nisi të qajë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *