Po mbretëron në La Liga 2! I bëri spanjollët që të përtypnin fjalët e tyre: Kërcënimi quhet…Myrto Uzuni

Pas një sezoni jo të mirë me Granadan në La Liga, Myrto Uzuni është kthyer në nivelin e tij më të lartë. Sulmuesi shqiptar po mbretëron në La Liga 2, atje ku ka shënuar tetë gola në nëntë ndeshje. Media spanjolle, “El Dia”, shkruan se kërcënimi në këtë kampionat quhet…Uzuni. Deri tani ky sulmues ka arritur të shënojë njëherë tre gola në ndeshje dhe në dy takime të tjera, dy gola për ndeshje.

Gjithashtu ky futbollist i bëri spanjollët që të përtypnin fjalët e tyre. Së fundmi ata ishin shprehur se Uzuni është fikur pas ardhjes te Kombëtarja e Shqipërisë pasi nuk po gjente gola më te Granada, por ndeshjen e shkuar arriti të shënonte dy gola dhe të jepte një assist. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *