Vetëm pak ditë më parë Mauro Icardi la Stambollin për të shkuar në Buenos Aires të Argjentinës për të takuar bashkëshorten e tij, Wanda Nara. Çifti po kalon një periudhë krize dhe ishin në prag të ndarjes. Çështjet familjare duket se janë primare për ish lojtarin e PSG, i cili e ka lënë Galatasaray-n në plan të dytë.
Ky veprim i ka acaruar tifozët e Galatasaray-t, të cilët i kërkojnë të harrojë problemet me Wandan, por të fokusohet me skuadrën. “Mjaft! Le të flasim për objektivat e tu. Jemi lodhur duke dëgjuar historitë e Wandës dhe problemet tuaja gjatë gjithë kohës”- ishin komentet më të shpeshta ndaj Icardit. Icardi është grumbulluar në ndeshjen ë transfertës ndaj Konyaspor dhe tifozët presin shumë prej tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/