A e provoi Manaj shijen e vërtetë të Barcelonës? Pjaniç: Me Komanin ishin stërvitje pa ide dhe intensitet

Barcelona është maja e karrierës për një futbollist dhe Rei Manaj pati mundësinë të ishte pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë. Sulmuesi shqiptar zhvilloi edhe një sezon të plotë përgatitor nën urdhërat e Koemanit, gjatë të cilit bindi me golat e shënuar. Por a e provoi Manaj shijen e vërtetë të Barcelonës?

Përgjigjen e jep Pjaniçi, që ka folur së fundmi për periudhën kur Koemani ishte në krye të pankinës së katalanasve. Mesfushori boshnjak ka lëshuar kritika për ish-trajnerin e tij, teksa thotë se stërvitjet e tii ishin pa intensitet dhe pa ide. Sipas Pjaniçit, Barcelona nuk përgatitej për ndeshjet.

“Isha shumë i befasuar kur pashë seancat stërvitore me Koemanin. Ato seanca stërvitore ishin pa intensitet, pa ide dhe pa taktika. Ne nuk përgatiteshim për ndeshjet. Tani me Xavi-n është tërësisht ndryshe. Punojnë shumë më shumë dhe më mirë”, është shprehur Miralem Pjaniçi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *