Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haaland, në vitet e fundit ka mahnitur botën e futbollit. Europa e njohu kur ende mbante fanellën e Salzburgut, më pas dominoi te Borussia Dortmund dhe duket se formën më të mirë të karrierës e kapi te Manchester City.
Një tjetër yll norvegjez në rritje, Alber Tjaland, mund të ndjekë gjurmët e tij. Mbiemri i ngjashëm, po, ata janë kushërinj. Ashtu si kushëriri i tij nga Manchester City, Alberti është një makineri golash, vetëm 18 vjeç. Në 37 ndeshjet e fundit, kryesisht për skuadrat e të rinjve të Moldes, norvegjezi shënoi deri në 64 gola.
Mbetet për t’u parë nëse kushëriri i Erling Haaland do të ndjekë të njëjtën rrugë me yllin e Manchester Cityt, i cili këtë sezon ka 20 gola dhe 3 asistime në 13 ndeshje. Vlera e tij aktualisht llogaritet në vetëm 25 mijë euro, vlen shumë herë më pak edhe se lojtarët e Superiores, por duket qartë se nëse vazhdon kështu, shumë shpejt kartoni i tij do të vlejë në miliona euro.
Ashtu si Haaland, Tjaland është i gjatë, i fortë, i shpejtë dhe ka një goditje precize. Së shpejti mund t’i shohim ata në tandem në Kombëtaren Norvegjeze, e cila mund të merrte kështu dyshen sulmuese më vdekjepr.urëse në botë. /Sport Ekspres/