Diego Milito nuk e kursen Kristjan Asllanin pas rastit të humbur me Barcelonën: Mëkatoi me Interin, u tregua egoist

Kritika kanë ardhur për Kristjan Asllanin edhe nga Diego Milito. Ky i fundit u shpreh se mesfushori shqiptar mëkatoi me rastin e humbur në minutën e fundit ndaj Barcelonës, pasi mund të kishte pasuar te shoku i ekipit për t’i dhënë fund historisë së kualifikimit.

“Kristjan Asllani mëkatoi pak që u tregua egoist në atë rast, por sigurisht që edhe kjo shërben si një përvojë për të”, tha mes të tjerash Milito në deklaratën e tij pas ndeshjes së sotme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *