Kristjan Asllani po përjeton momentin më të keq që pas kalimit te Interi. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 85 kundër Barcelonës dhe kishte rastin e artë. Në minutat e fundit, Asllani u gjend përballë Ter Stegen, por bëri më të vështirën duke mos gjetur portën.
Nëse lojtari i Kombëtares do të shënonte, atëherë Interi do të kalonte automatikisht në fazën tjetër të Champions League. Për Eurosport, Asllani nuk meriton as notën 4, por 3: “Nuk gabohej ai rast në të 95. Kualifikimi matematik do të vinte dy raunde më herët. Ishte thjesht e papranueshme, shumë keq, nuk e justifikon asgjë”, shkruan Eurosport. /Sport Ekspres/