Atletiko Madrid ka barazuar në shtëpi ndaj Club Brugge pa gola. Ekipi i Simeones është në rrezik të madh dhe mund të eleminohet nga Champions League.
Kjo pasi belgët janë kthyer në hirushen e Europës duke kryesuar grupin me 10 pikë. Në vendin e dytë vjen Atletiko me vetëm 4 pikë.
Ndërkohë dy vendet e fundit ndahen mes Leverkusen dhe Portos që kanë 3 pikë dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar në mbrëmjen e sotme. /Sport Ekspres/