Chelsea mbrëmë fitoi kundër Milanit në fazën e grupeve të Champions League dhe rezultati final i ndeshjes ishte 0-2. Megjithatë, tema kryesore është penalltia një ditë pas ndeshjes dhe kartoni i kuq që mori lojtari i Milanit dhe Jorginho shënoi golin e parë të takimit pas atij momenti.
Vetë ndeshja u shënua nga gjyqtari Daniel Siebert, i cili mori disa vendime të pabesueshme dhe tregoi deri në nëntë kartonë të verdhë dhe një të kuq. Mediat nga Italia janë në një mendje se kartoni i kuq, por edhe penalltia, është një gabim i madh i arbitrit kryesor dhe sigurisht në dëm të skuadrës së Milanit.
Pas ndeshjes, mesfushori i Milanit, Sandro Tonali ka bërë një deklaratë për mediat dhe nuk ka nguruar të kritikojë gjyqtarin. “Shumë herë një situatë e tillë ndodh gjatë lojës. Nëse në 18 minuta të lojës jep karton të kuq dhe penallti për këtë e atë prekje, kemi marrë shumë kartonë të verdhë për goditjet të turpshme dhe qesharake”, tha Tonali.
Publiku italian sportiv u tmerrua nga sjellja e Jorginhos, i cili është kolegu i Tonalit në kombëtaren italiane, pasi ai qeshi gjatë deklaratës. Teksa Tonali po fliste për mediat, Jorginho po qeshte përballë tij dhe sigurisht gjithçka është regjistruar nga kamerat. Një lëvizje vërtet e shëmtuar e Jorginhos, me të cilën ka tallur kolegun e kombëtares, me të cilin luan në mesfushën italiane. /Sport Ekspres/
Tonali complaining about the referee with Jorginho listening and laughing ???pic.twitter.com/A1cJEkaCYL
— J5 (@ChelseaJF5) October 11, 2022