Milani është në një moment të vështirë në Champions League. Situata e kuqezinjëve dukej fare e mirë deri në momentin kur u përballën me Chelsea. Me dy humbjet e pësuara me londinezët, ekipi i Piolit rrezikon seriozisht që të mos kalojë grupin.
Ndeshja e sotme u vendos në shifrat 0-2 falë golit të Jorginho nga penalltia dhe njëkohësisht realizimit të Aubameyang. Takimi u vulos nga kartoni i kuq i Tomorit në rastin e penalltisë së parë, teksa e la Milanin me 10 lojtarë që në minutën e 18. /Sport Ekspres/