Grupi H ka sjellë mjaft rezultate papritura në këtë edicion të Champions League-s. Situata e Juventusit sa vjen e vështirësohet. Si për të mos mjatuar humbja në Izrael, për të shtuar më tepër frikën e kualifikimit mendon Benfika. Klubi portugez ka ndalur përsër i yjet e PSG-së.
Ndeshja në Paris ka përfunduar me rezultatin 1-1. Kilian Mbape zhbllokoi shifrat në minutën e 39, duke kthyer në gol një 11 metërsh. Në po të njëjtën mënyrë përgjigjet Zhoao Mario në minutën e 62, kur përkthen në gol një penallti për Benfikën. PSG dhe Benfika mbajnë vendin e parë dhe të dytë në grup me nga 8 pikë të grumbulluara, ndërsa në në vendin e trete gjendet Juventusi me 3 pikë, po aq sa Makabi Haifa i vendit të fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
PARIS SAINT-GERMAIN 1-1 SL BENFICA
? 62′ João Mário (#SLBenfica)pic.twitter.com/PLvpW0rfB6— All goals replay (@goalsreplayg) October 11, 2022