Një befasi e madhe ka ardhur në Champions League. Maccabi Haifa ka arritur të fitojë ndaj Juventusit me shifrat 2-0. Të dy golat erdhën nga Omer Atzili në pjesën e parë. Tashmë bardhezinjtë janë me një këmbë jashtë Champions League.
PSG dhe Benfika ndajnë dy vendet e para me 7 pikë, ndërsa Juventus dhe Maccabi kanë marrë vetëm 3 pikë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar se dy ekipet e tjera. /Sport Ekspres/