“Nuk di për Shqipërinë”, trajneri i Ishujve Faroe kërcënon: Synojmë të fitojmë ndeshje të tilla

Ishujt Faroe dhe Shqipëria do të përballen për herë të parë në historinë e tyre vitin e arshëm. Të dy Kombëtaret janë në të njëjtin grup me Poloninë, Çekinë dhe Moldavinë për kualifikueset e Kampionatit Europian. Një grup në dukje i lehtë, por në të cilin të gjitha skuadrat kërkojnë surprizën. Trajneri i Ishujve Faroe ka folur për “In.fo” në lidhje me shortin për kualifikueset e Euro 2024, ku ka deklaruar se do të guxojë të ëndërrojë dhe të fitojë.

“Ne synojmë gjithmonë të fitojmë ndeshje të tilla. Duhet të guxojmë të ëndërrojmë dhe duhet të kemi forcën mendore për të guxuar të luajmë për të fituar. Ky është udhëtimi i parë në të cilin të dy, Ishujt Faroe dhe unë, do të takohemi me Shqipërinë, ndaj nuk e di ende se ata luajnë futboll teknik”, ka deklaruar Håkan Ericson./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *