Drejtori sportiv i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë” mbrëmjen e djeshme, ku foli për shortin e Euro 2024. Një nga diskutimet e bëra në emision ishin lojtarët e përzgjedhur nga ana e “dardanëve” dhe pse në këtë listë nuk bëjnë pjesë talentet si Elvis Rexhbecaj dhe Mërgim Berisha Muharrem Sahiti u përgjigj në mënyrë mjaft të prerë, duke deklaruar se i pret prej 4 vitesh, por këta të fundit refuzojnë të pranojnë ftesën.
“Prej katër vitesh i kemi ftuar të luajnë për kombëtaren tonë, ne shpesh nuk i bëjmë publike vizitat të cilat i realizojmë për shkak të procesit në mënyrë që të mos e dëmtojmë, por mjaft kemi pritur. Atëherë ata vinin vetë për të luajtur, nuk ishte nevoja për thirrje, ne sot po i ftojmë që të luajnë futboll jo për të luftuar, nuk u hidhërohemi edhe nëse na refuzojnë”, the Sahiti. /Sport Ekspres/