LAJM I FUNDIT/ A luan Broja? Trajneri i Chelsea i habit të gjithë me formacionin zyrtar ndaj Wolves, ul në stol Aubameyang dhe Sterling

Chelsea do të përballet kundër Wolves në ditën e sotme. Por formacioni i ekipit të Potter i ka befasuar të gjithë. Këtë herë nuk ka vend për Aubameyang dhe as për Sterling. Megjithatë kjo nuk ka mjaftuar që Broja ta nis nga minuta e parë, pasi sulmuesi shqiptar do të jetë sërish në stol.

Sigurisht që këtë herë aktivizimi i këtij lojtari do të jetë më i vështirë duke parë emrat që gjenden në stolin e Chelsea. Ndoshta trajneri i londinezëve ka menduar që t’i jap pak frymëmarrje lojtarëve duke parë kalendarin e ngjeshur dhe faktin se do të luajë sërish ndaj Milanit në mesjavë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *