Qesharake/ Peticioni për të përjashtuar Haland nga Premier League shkon deri te Qeveria Britanike, mblodhi dy milionë firma

Një nismë shumë qesharake ishte ajo e tifozëve të klubeve të Premier League, që për të shpëtuar klubet e tyre nga Haland, kërkuan përjashtimin e tij pasi quhet “robot” për shkakun e shënimit të golave. Peticioni u bë hit në rrjetet sociale dhe arriti deri te Qeveria Britanike.

Kjo për shkakun e shifrës së konsiderueshme të firmave të mbledhura në fare pak orë. Jo pak, por dy milionë njerëz kanë nënshkruar peticionin për ta hequr Halandin nga elita e futbollit anglez dhe një farë shqyrtimi për çështje proceduriale duhet të bëhet edhe nga ana e Qeverisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *