E bujshme/ Duan Vedat Muriqin e ri, klubi i La Liga-s kërkon ish-sulmuesin e Kukësit

Vedat Muriqi rezultoi profili i duhur për kamoionatin spanjoll. Sulmuesi nga Prizreni po shkëlqen me gola për Mallorca-n dhe kjo ka nxitur Celta Vigon të shohë për një profil të ngjashëm për repartin e saj të avancuar. Kandodati kryesor është Mirlind Daku.

Me një posturë të ngjashme me Muriqin dhe me një nuhatje të mirë për golin, sulmuesi shqiptar ka joshur drejtuesit e klubit të La Liga-s. Ish-lojtari i Kukësit që dështoi të gjurmë në kampionatin shqiptar, shkëlqeu me gola me ekipin e Ballkanit, ndërsa të njëjtën gjë është duke e bërë edhe tani me fanellën e Muras në Slloveni. Mediat spanjolle raportojnë për një transferim të mundshëm të Dakut në merkaton e janarit. Kartoni i sulmuesit vlerësohet me shifrën 800 mijë euro nga “Transfermarkt”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *