Rajo Vajekano ka fituar me rezultatin 2-1 ndeshjen e sotme kundër Elçesë. Këta të fundit përshëndetën të parët rrjetën falë golit të shënuar nga Boje në minutën e 32-të. Por epërsia zgjati pak, pasi 8 minuta më vonë Kamejo kthen përsëri baraspeshën.
Ndeshja mbeti në shifrat 1-1 deri momentin kur filluan të numëroheshin edhe sekondat e fundit. Në minutën e 95, Rajo Vajekano ngulmon për të shënuar golin e fitores. Balli merr një top në krahun e djathtë të sulmit dhe me kokë kërkon asistin në zonë. Mbrojtësi kundërshtar devijon topin dhe spastron zonën, pa e ditur se do të jepte një asist perfekt për Unai Lopezin.
Futbollisti i Rajos realizon një gol spektakolar nga distanca dhe kaq mjafton që i gjithë stadiumi të buçasë nga britmat e tifozerisë. Një shpërthim pati edhe Balliu, i cili feston si i çmendur së bashku me tifozët që gjendeshin në tribunën pas portës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/