Historia e rrallë e Shaban Zenkut, ndërroi tre Kombëtare brenda një viti

Talenti me origjinë shqiptare, Shaban Zenku nuk ka qenë aspak i vendosur në zgjedhjen e kombëtareve që do të përfaqësojë. Ai ka ndërruar tre përfaqësuesese brenda 1 viti. Si fillim, Zenku e nisi me Shqipërinë, më pas me Kosovën dhe përfundoi me Maqedoninë e Veriut.

Lojtari i Borussia Monchengladbach deklaroi se pavarësisht se të thirrej nga Shqipëria dhe Kosova ishte i lumtur, por ai e ndjen veten shtetas i Maqedonisë së Veriut.

“Ka qenë mirë kudo, por të luaj për Maqedoninë është e preferuara ime, në fund të fundit, unë jam nga Kërçova. Kur më ftuan Kosova dhe Shqipëria, isha i lumtur, por Maqedonia është diçka e veçantë për mua”, ka thënë ai. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *