Xhakomo Vrioni ka shënuar golin e parë në MLS me Neë England Revolution. Kjo skuadër arriti të fitonte me shifrat 2-1 ndaj Atalantas, ndërsa sulmuesi shqiptar ka kapur ritmin pas dëmtimeve, duke e nisur nga minuta e parë.
Në minutën e 31 do të akordohej penallti në favor të Neë England Revolution. Për shkak të mungesës së golit, Vrioni ka pyetur shokun e ekipit që merr përsipër ekzekutimin e penalltive, Gil, nëse mund t’ia linte 11-metërshin për të fituar sadopak besim.
Përgjigja e parë ishte negative nga ana e tij, ndërsa pas pyetjes së dytë që iu drejtua sërish nga Vrioni, do të vinte përgjigja pozitive. Më pas sulmuesi shqiptar nuk zhgënjeu dhe me stilin e Jorginho arriti të shënonte. /Sport Ekspres/
Giacomo Vrioni in his first MLS start nets his first MLS goal from the spot! ?
(Via @MLS)
pic.twitter.com/KWmBVqsFgv— FOX Soccer (@FOXSoccer) October 1, 2022