“Jam dhe ndihem shqiptar”, presidenti i FIFA-s inaguron Shtëpinë e Futbollit: Sot Tirana është kryeqyteti i botës

Presidenti i FIFA-s ka qenë i pranishëm në kryeqytetin shqiptar ditën e sotme. Xhani Infantino ka vizituar projektin e FSHF-së, Shtëpia e Futbollit. Kreu i qeverisë botërore të futbollit e ka mbyllur me një fjalim të tijin në ambientet e këtij Shtëpisë së Futbollit, ku ka bërë të ditur kënaqësinë që ndjen të jetë i pranishëm në një inagurim të tillë. Infantino ka vlerësuar zhvillimin e infrastrukturës futbollistike në Shqipëri, ndërsa në fund e ka mbyllur me një histori të veçantë mbi dhuratën e parë që ka marrë kur ka mbërritur në Tiranë.

“Është një kënaqësi e madhe dhe një emocion shumë i madh për mua që gjendem këtu mes jush. Shiu sjell prosperitet dhe jemi të kënaqur që pati shi. Sot është një ditë feste, një ditë gëzimi, një ditë kremtimi ku inagurojmë këtë shtëpi të mrekullueshme futbolli. Pas 90 viteve që FSHF është anëtare e FIFA-s, kishte ardhur koha që me bashkëpunimin e UEFA-s dhe FIFA-s e qeverisë, së bashku si ekip futbolli ia dalim të fitojmë këtë sfidë dhe të ndërtojmë këtë shtëpi të mrekullueshme futbolli. Është një shtëpi për të gjitha vajzat dhe djemtë që e dashurojnë futbollit. Projekton Federatën Shqiptare dhe Shqipërinë në një epokë dhe kohë të re.

Herën e parë që kam ardhur këtu ka qenë 20 vite më parë, në 2002-shin. Shkova të vizitoja stadiumin dhe po mendonim se çfarë do të bëhëj. Por ajo që shoh sot nuk është 20 vite më parë, është 2000 vite dritë pas. Kjo infrastrukturë është një spektakël i rëndësishëm jo vetëm për Ballkanin, jo vetëm Europën, por po aq i rëndësishëm për futbollin botëror. Stadiumi që vizituam sot u bë finali i Ligës së Konferencës. Stadiumet e tjerë të ndërtuar në bashkëpunim mes  Federatës dhe Qeverisë janë simbole shumë të rëndësishme që dëshmojnë se sa e do futbollin ky vend. Jam krenar që gjendem këtu sot. Prania e presidentit të FIFA-s në Tiranë nënkupton se Tirana sot është kryeqyteti i Botës, gjithë sytë e botës janë këtu sot. Shqipëria ka shënuar përparime të jashtëzakonshme në infrastrukturë. Sigurisht që mund të bëjë edhe më shumë. Gjatë viteve të fundit FIFA i ka shumëfishuar me 5 herë investimet, por do i shumëfishojmë me 7 në vazhdim. Është krenari të kthehem këtu 20 vite më pas dhe të shoh se çfarë ka ndodhur. Jam kthyer edhe 2 herë të tjera. Kjo është vizita ime e 4-t dhe do të rikthehem më shpesh.

Herën e parë që erdha më dhuruan një pako. Nuk e hapa. Shkova në aeroport dhe e vendosa në kontrollin e bagazheve. Më pyetën nëse ishte e imja. “Po“, iu përgjigja unë. Më thanë eja me ne. Më shoqëruan në një dhomë dhe më thanë ta hapja. E hapa dhe kishte një shpatë shqiptare brenda. Më thanë: “Me këtë shpatë do të hysh në avion“? “Po është një dhuratë e Federatës Shqiptare”. Më lejuan të hyja në avion, por këtë ia dhanë pilotit dhe i thanë që kur të zbrisja të ma jepnin. Mund të mbështeteni te Xhani, te FIFA. Unë jam këtu me ju. Jam dhe ndihem shqiptar“, ka thënë Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *