Ironia e fatit/ Nuk dihet kurrë se çfarë të sjell jeta! Para 10 vitesh një fëmijë bëri foto me Aubameyang, sot janë shokë ekipi te Chelsea

Pierre-Emerick Aubameyang i befasoi të gjithë këtë verë duke vendosur të largohet nga Barcelona dhe të nënshkruajë për Chelsean. Megjithatë, gjërat u lehtësuan pak për të pasi blutë sollën Wesley Fofana nga Leicester, të cilin Aubameyang e njeh prej kohësh. Kjo është arsyeja pse fotografia e Aubameyang dhe Fofana, e cila është bërë dhjetë vjet më parë, ndërsa luanin për St. Étienne, është kaq interesante të shihet sot.

Fofana, që në atë kohë ishte fëmijë, bëri një foto me Aubameyang dhe me siguri nuk e kishte idenë se një ditë do të ishin bashkë te Chelsea. Aubameyang dhe Fofana e kujtuan atë moment dhe vendosën të bëjnë sërish një foto dhe të tregojnë se vërtet nuk e dini kurrë se çfarë sjell jeta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *