Shqipëria do të përballet ndaj Izraelit në mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kërkojnë vendin e parë në grup, ndërsa pritshmëria është e madhe nga ana e opinionit sportiv. “Sport Ekspres” ka shkëputur një prononcim nga gazetari në Kosovë, Lorik Jashanica, i cili e kishte bindjen fitoren e Shqipërisë.
“Shqipëria ka një mundësi të mirë. Lojtarët dukeshin të motivuar për këto dy finale, në bazë të deklaratave. Kam besim të madh që Shqipëria do ia dali sonte dhe më pas me Islandën do jetë lojë presioni, por që do ta menaxhojmë.
Shqetësues është fakti që kemi disa mungesa në repartin mbrojtës, por edhe kundërshtarët nuk do të jenë të kompletuar. Pas një starti jo të mirë është koha për reflektim dhe shpresojë që marrim më të mirën në kohën e duhur.
Broja? Ky lojtar ka momentin tani të tregojë që është diamanti i Shqipërisë dhe sulmuesi që na ka munguar tash e sa vite. Tha që s’ka presion dhe këtë duhet ta dëshmojë në fushë duke luajtur edhe më shpesh me bashkëlojtarët, pasi në fund do triumfojë ai dhe kombëtarja. Pres shumë nga Broja dhe Asllani sonte, besoj që këta dy do marrin mbi supe Shqipërinë dhe do të na sjellin fitoren.
Jam shumë optimist se Shqipëria triumfon sonte. Rezultati sipas meje del 1:2. Në rast të fitores sonte, Shqipëria s’do ta diskutojë vendin e parë. Vë bast me juve që Shqipëria fiton sonte, andaj përgatitni festën”, tha Lorik Jashanica. /Sport Ekspres/