Trajneri Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj kanë mbaruar konferencën për shtyp para ndeshjes me Izraelin. Menjëherë pas saj, ata kanë shkuar në stadiumin e Izraelit ku do të zhvillohet takimi i nesërm, për të zhvilluar stërvitjen e parë atje.
Një surprizë e veçantë ishte ajo për Armando Brojën, që zgjodhi të bënte të lumtur një tifoz me aftësi të veçantë nëpërmjet një fotografie. Reja është parë teksa mban fjalim para ekipit, ndërsa Myrto Uzuni vazhdon që të stërvitet i diferencuar me pamjet që vijnë nga Supersport. /Sport Ekspres/