Ernest Muçi do ta niste sezonin e ri me “marsh të pestë” te Legia e Varshavës. Sulmuesi shqiptar po kthehej jetik me golat e shënuara dhe me asistet e dhëna. Forma e tij nisi të ulej disi në këto takime të fundit, duke mos pasur të njëjtin impakt.
Megjithatë lojtari shqiptar është shpallur sërish tek tre lojtarët më të mirë të muajit te Legia e Varshavës. Në bazë të performancave të tij në këtë muaj që mbyllet para koha për shkakun e Kombëtareve, Muci renditet i treti më i mirë pas Tobiasz dhe Mladenovic. /Sport Ekspres/