“UEFA na tha se nuk do të luanim më në Shqipëri”, Dervishaj jep lajmin e mirë: Air Albania nuk do të ketë më asnjë problem me fushën

Zëvendës presidenti i FSHF, Arben Dervishaj, ishte i ftuar në mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dribling” që transmetohet në “Fax Neës”. Mes të tjerash është prekur edhe tema e investimeve në Shqipëri sa i përket futbollit, teksa Dervishaj kujton se disa vite më parë, UEFA ka paralajmëruar se ndeshjet nuk mund të zhvilloheshin më në vendin tonë për shkakun e infrastrukturës.

“Në 2014 na ka thënë UEFA që nuk do të luani në Shqipëri. Ishim në krizë emergjente për fushat, për stadiumet. Më parë kishim në kryeqendër të vëmendjes këtë projekt, për të ndërtuar stadiume. Sa i përket Air Albania, zgjodhëm implementimin e gabuar në fillim, me ndërhyrjen e fundit që kemi bërë të fusha, tani nuk do të ketë më probleme dhe ky stadium do të përdoret deri në fund të kampionatit pa asnjë problem të vetëm”, tha Dervishaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *