Befasia e bukur e Superiores quhet Erzeni. Ky ekip ka arritur që të marrë komandën e kampionatit shqiptar të futbollit, të elitës së saj. 11 pikë të grumbulluara deri në këto pesë javë, për më tepër duke shënuar vetëm 3 gola në total.
Kjo është pjesa më interesante e një skuadre që ka pikën më të fortë shpirtin e sakrificës dhe faktin se nuk e ka pësuar ende golin e parë. Frika nuk ishte edhe aq e madhe me Laçin, duke ditur se kjo skuadër nuk ka shënuar që nga tre golat e parë me Teutën.
Nëse kodin e kasafortës së Erzenit nuk e gjetën dot ekipe si Partizani dhe Vllaznia, më të frikshme nga aspekti i sulmit, si mund ta gjente Laçi që pikën më të dobët ka pikërisht shënimin e golit? Misioni ishte i pamundur, fusha vetëm sa e vërtetoi. /Sport Ekspres/