Endri Cekici ka realizuar një super gol në mbrëmjen e sotme kundër Galatasaray. Mesfushori shqiptar zbrazi gjithë potencialin e tij në minutën e 15 duke gjetur cepin e rrjetës. Por si të mos mjaftonte me kaq, harkëtari i Kombëtares e provoi një tjetër super gol, këtë herë do të ishte shumë herë më i bukur.
Traversa dhe fati i tha “JO” mesfushorit tonë në minutën e 27, teksa portieri dhe të gjithë lojtarët u shtangën pas goditjes nga distanca, me topin që tronditi traversën. Menjëherë pas kësaj Cekici ndieu dhimbje muskulore dhe e braktisi fushën e blertë. /Sport Ekspres/