Shqipëria ka publikuar listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen ndaj Israelit dhe Islandës. Pak më parë êshtë publikuar dhe lista ku e vetmja “surprizë” është rikthimi i Dokës, ashtu siç u raportua nga Ora News më parë.
Gjithashtu Reja ka grumbulluar edhe Adrian Bajramin për këto takime, lojtari i cili është pjesë e U-21 të Benfikës. /Sport Ekspres/