Taulant Seferi ka marrë ftesën nga Reja për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve. Por forma e këtij lojtari nuk duket e mirë, teksa po afrojnë përballjet e Kombëtares. Seferi ka 10 takime pa shënuar në total, duke futur këtu edhe periudhën me Tiranën.
Ndërkohë sa i përket aventurës në Ukrainë, në katër ndeshjet e fundit që është aktivizuar Seferi, jo vetëm që nuk ka arritur të shënojë, por Vorskla nuk ka marrë ende fitoren e parë. Në ditën e djeshme ishte përballje me Oleksandrya ku në minutën e fundit Seferi kishte shansin e artë për të tundur rrjetën me një kundërsulm, por në fund e shpërdoroi mundësinë. /Sport Ekspres/