Punë e mirë në përzgjedhjen e talenteve, lojtari i Fulham refuzon Kosovën dhe pranon ftesën e Shqipërisë

Shqipëria është duke bërë një punë të mirë me përzgjedhjen e talenteve të së ardhmes. Medon Berisha ishte lojtari i fundit që zgjodhi t’i bashkohej Shqipërisë U-21 duke refuzuar Kosovën. Të njëjtën lëvizje duket se e ka bërë edhe Adrion Pajaziti.

Ky i fundit është pjesë e Fulham U-21 në Angli dhe cilësohet si talent me prespektivë të madhe. Sipas gazetarit Ndrec Gjona, Pajaziti ka lënë Kosovën U-21 dhe do t’i bashkohet Shqipërisë së drejtuar nga Alban Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *